Ulpiana ka bërë një transferë shumë interesat.
Skuadra nga Lipjani që garon në Superligën e Kosovës në futboll ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin senegalez Bebeto.
Demokracia.com, ditë më parë kishte njoftuar për këtë transfer.
Njoftimi i KF Ulpianës
MIRË SE VJEN BEBETO
Qendërsulmuesi Senegalez së fundmi ka luajtur në Kamerun, ndërsa në të kaluarën ai bëri karrierë edhe në Superligën e Turqisë tek Gazientep si dhe në Hungari, Rumani e Qipro.
Bebeto tashmë është duke u stërvitur me ekipin në parapërgatitjet që ULPIANA po i zhvillon në Antalya të Turqisë. /Demokracia.com