Sport
Ulpiana humbi statusin në Superligë, po paralajmëron për talentin e madh që po e nxjerrë në skenë
Demokracia
19:45 | 15 Maj 2022

Share:

Skuadra e Ulpianës nuk ka arritur të mbijetojë në elitën e futbollit kosovar duke e humbur këtë epitet vetëm një vit pasi e arriti suksesin e madh.

Megjithatë skuadra nga Lipjani mund të mburret me talentin premtues që ka, raporton Demokracia.com.

Fjala është për 18-vjeçarin, Ardit Arifi i cili në disa ndeshje, sa ju ka dhënë mundësia në fushë, ka treguar potencial të madh.

Për një të ardhme të ndritur të tij ka paralajmëruar edhe skuadra e Ulpianës e cila e ka përshkruar Arditin si një lojtar premtues për të ardhmen.

Burime të Demokracia.com mësojnë se Arifin janë duke e vëzhguar tash e një kohë disa skuadra të njohura të Superligës të cilat edhe synojnë ta blindojnë atë për të ardhmen. /Demokracia.com/

Të ngjashme