Ulpiana – Gjilani është njëra prej sfidave që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 14-të në elitën e futbollit tonë. Skuadra nga Lipjani është e shtata me 16 pikë, kurse gjilanasit ndodhen në pozitën e dytë me 22 pikë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ”Sami Kelmendi”, me fillim nga ora 13:00.
Formacionet zyrtare:
Ulpiana: Ajeti, Shkalla, Makolli, Musliu, Rapuca, Mustafa, Shala, Qerimi, Rezi, Santos, Selimi.
Gjilani: Koliçi, Prekazi, Halili, Hoxha, Sorsa, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Cale, Progni, Krasniqi.