Sport
Ulpiana falënderon Halitin: Nuk po të themi lamtumirë, vetëm mirupafshim
Demokracia
16:54 | 24 Shtator 2021

Share:

Futbolisti i Ulpianës ka vendosur të largohet nga Kosova për t’ju bashkuar familjes së tij në Zvicër.

Haliti u transferua te Ulpiana gjatë merkatos së verës, por tani ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij te kjo skuadër.

Klubi nga Lipjani përmes një postimi në faqen zyrtare ka falënderuar Halitin, duke i uruar shumë suksese në vazhdim.

Shkrimi i plotë nga KF Ulpiana:

Faleminderit përzemërsisht Denis Haliti për këto ndeshje emocionuese.

Mbrojtësi i majtë i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij në klubin tonë. Deni po udhëton drejt Zvicrrës për t’iu bashkuar familjes dhe sigurisht për të vazhduar karrierën në shtetin helvetik.

Kontributi i Denit për klubin dhe fanellën e Ulpianës do të mbahet mend gjatë, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DENIT! Shumë suksese në vazhdim djalosh i artë! Krejt në fundë, Deni, nuk po të themi lamtumirë, vetëm mirupafshim. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme