Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar fare konsideratë për drejtuesit e opozitës kosovare në takimin e mëngjesit të sotëm, të cilin e kishte thirrur vetë.
Edhe pse opozita shprehu gatishmëri që të koordinohet politikisht me Qeverinë dhe t’i ofrojë përkrahje asaj në raport me Serbinë dhe krizën në veri, Kurti e shfrytëzoi edhe këtë takim për t’i poshtëruar ata, duke mos përfillur protokollin dhe duke mos treguar respekt institucional, shkruan Demokracia.com.
Ai në takimin e sotëm me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn i ka ulur ata sikur të ishin këshilltarë të tij dhe të ministrit Sveçla.
Në ‘krye të vendit’ përballë Kurtit është ulur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas rregullave protokollare, në anën e djathtë të nikoqirit duhet të ulet mysafiri.
Pak pasi nisi ky takim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e lëshoi në mënyrë demonstrative takimin./Demokracia.com/
Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i sigurt nëse mund ta mbajë situatën nën kontroll