Ditët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 410 raste pozitive me koronavirus.
Aktualisht numri i raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi ka shkuar në 2 mijë e 845.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve pozitive me COVID-19 është 258 mijë e 28 raste. Prej tyre 140 mijë e 682 pacientë janë shëruar.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 501.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës. Deri më sot 385 mijë e 297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Demokracia.com/