Lajme
Ukrainë: Specialët tanë me kundërsulm e morën fshatin e okupuar nga rusët
Demokracia
19:00 | 29 Prill 2022

Share:

Forcat speciale të ushtrisë ukrainase kundërsulmuan për të rimarrë kontrollin mbi fshatin Ruska Lozova në Ukrainën lindore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter, transmeton Demokracia.com.

Bëhet fjalë për një fshat pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri me Rusinë.

Që nga fillimi i pushtimit, forcat ruse kanë sulmuar Kharkivin me bomba, sulme ajrore dhe granata.

“Nëse kjo është e vërtetë, kthimi i Ruska Lozova në duart e Ukrainës është një hap i rëndësishëm përpara, pasi ka shtyrë forcat ruse edhe më tej drejt kufirit rus dhe ka rifituar kontrollin e një rruge të rëndësishme nga Belgorod në Kharkiv”, tha korrespondenti i BBC Daniel Sandrford. /Demokracia.com/

Të ngjashme