Lajme
Ukrainasja filmohet duke gjuajtur tanket ruse – në sfond dëgjohej një hit i pakontestueshëm
Demokracia
14:23 | 18 Prill 2022

Share:

Në rrjetet sociale është shfaqur një video, ku brenda një tanku të ushtrisë ukrainase gjendet edhe një grua e cila dëgjon muzikë, derisa zhvillon luftë të ashpër kundër ushtrisë ruse.

Siç mund të dëgjohet në video, këngën që ajo e dëgjon është “Holding Out For a Hero” nga këngëtarja amerikane Bonnie Tyler të regjistruar në vitin 1984.

Videon e ka publikuar në profilin zyrtar në Twitter, gazetarja e njohur ukrainase Nika Melkozerova.

https://twitter.com/NikaMelkozerova/status/1515696900342788103?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515696900342788103%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukrainasja-filmohet-duke-gjuajtur-tanket-ruse-derisa-ne-sfond-degjohej-nje-hit-pakontestueshem%2F

“Tenistja ukrainase qëllon mirë derisa dëgjon muzikë të mirë. Aq shumë gra sypatrembura po shërbejnë në ushtrinë ukrainase”, ka shkruar Melkozerova, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk është bërë e ditur se në cilën pjesë të Ukrainës është filmuar kjo video, ku brenda tankut shihen ushtarët ukrainas së bashku me një grua që i ishte bashkuar atyre.

Të ngjashme