Lajme
Ukrainasit thonë se kanë shkatërruar një kolonë me cisterna ruse, shihni pamjet
Demokracia
19:50 | 07 Mars 2022

Share:

Ukrainasit kanë njoftuar se kanë shkatërruar një kolonë prej shtatë cisternash të ushtrisë ruse.

Oficeri i ushtrisë ukrainase, Anatoli Stefan, përshkroi se si një kolonë cisternash ruse u shkatërrua pranë Priluki, një qytet rreth 130 kilometra larg Kievit, transmeton Demokracia.com.

“Kolona e pushtuesit u shkatërrua afër Prilukit. Do të jetë pak problematike të sulmosh Kievin pa derivate”, shkroi Stefan.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha këtë mëngjes se forcat ruse po përgatiteshin të sulmonin Kievin duke u përpjekur të merrnin kontrollin e plotë të qyteteve Irpin dhe Bucha, jo shumë larg Kievit, dhe duke iu afruar kryeqytetit përmes periferive lindore.

Në një buletin të botuar në orët e hershme të mëngjesit, Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse gjithashtu “po përpiqeshin të fitonin një avantazh taktik për të arritur në periferitë lindore të Kievit përmes rretheve Brovarsky dhe Borispol”, thuhej në buletin.

“Një sasi e madhe e pajisjeve [ushtarake] ruse dhe forcave ruse janë përqendruar në afrimet drejt Kievit,” tha këshilltari i Ministrisë së Brendshme Vadim Denisenko në televizionin ukrainas, sipas gazetës ukrainase Pravda.

“Beteja për Kievin është një betejë kyçe që do të zhvillohet në ditët në vijim”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme