Lajme
Ukrainasit publikojnë videon: Forcat tona speciale kapën mercenarët rus të Wagner-it në Sudan
Demokracia
21:09 | 05 Shkurt 2024

Share:

E përditshmja ukrainase Kyiv Post ka publikuar videon që siç shkruajnë tregon mercenarët rus të Wanger të cilët në shtetin afrikan të Sudanit merren në pyetje nga pjesëtarët e njësive elitare ukrainase.

Në pjesën e parë të videos shihen pjesëtarët e njësisë speciale Timur, pjesë e inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), duke vëzhguar disa automjete ushtarake.

Në një kamion shihen gjurmë të luftimeve të ashpra, kurse në ulësen pranë shoferit shihet trupi i ushtarit që bartë logon e grupit mercenar rus Wagner.

Në pjesën tjetër të videos, shihen ukrainasit duke marrë në pyetje të burgosurin që flet në gjuhën ruse. Në video shihet një pjesë e këtij grupit mercenar rus që janë dërguar në Sudan për ta rrëzuar qeverinë e atjeshme.

“Cila është grada juaj?” – pyet luftëtari ukrainas.

“Ushtar”, përgjigjet mercenari.

“Njësia juaj?”

“PMC Wagner.”

“Si arritët këtu në Sudan?” pyetet mercenari.

“Ne kaluam me veturë përmes Republikës së Afrikës Qendrore (CAR) për në Khartoum”, përgjigjet mercenari.

“Cili ishte qëllimi?”

“Rrëzimi i qeverisë”, thotë mercenari.

“Sa prej jush jeni këtu?”

“100 persona”.

Të ngjashme