Lajme
Ukrainasit pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv
Demokracia
08:18 | 07 Mars 2022

Share:

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

Në një përditësim operacional të postuar në “Facebook” të dielën mbrëma, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin pushtuar qytetin nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës, transmeton Demokracia.com.

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin, i cili ka një popullsi prej rreth 31 mijë njerëz.

BBC shkruan nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Chuhuiv ndodhet në një vend strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën granatime të rënda nga forcat ruse për më shumë se një javë./Demokracia.com/

Të ngjashme