Lajme
Ukrainasit postojnë një foto të ushtarëve rusë të kapur: Mirë se erdhët në ferr
Demokracia
15:38 | 07 Mars 2022

Share:

Forcat Tokësore të Ukrainës postuan një fotografi të ushtarëve rusë të kapur.

Bashkë me foton e të tre ushtarëve, ata kanë shkruar edhe një mesazh të shkurtër, transmeton Demokracia.com.

“Dhe këta egërsira të gjora do të na tregojnë se si të jetojmë në tokën tonë të dhënë nga Zoti? Ata nuk e kanë idenë se me kë ranë në kontakt. Mirë se vini në ferr!”, shkroi Ushtria ukrainase në Facebook.

Kujtojmë se sot nuk ka pasur konflikte të mëdha midis ushtrive ruse dhe ukrainase. Mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se janë hapur korridoret humanitare nga disa qytete ukrainase të rrethuara nga ushtria ruse dhe së shpejti do të fillojë raundi i tretë i bisedimeve për paqen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. /Demokracia.com/

Të ngjashme