Lajme
Ukrainasit hedhin në erë tankun rus, e godasin me predhën anti-tank
Demokracia
21:32 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Brigada e 93 e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamjet ku shihet momenti kur një tank i ushtrisë ruse hidhet në erë kur goditet me predhën anti-tank.

Pamjet janë filmuar edhe nga ajri, ku operatori i dronit i shfaqi ato para kamerës që po e regjistronte këtë moment.

Ky sulm ka ndodhur në Bakhmut të Ukrainës, ku aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, në anën tjetër në po këtë vend sot ukrainasit kanë arritur të rrëzojnë një helikopter të ushtrisë ruse, brenda të cilit gjendej një eprorë i lartë i Kremlinit.

E mediat ukrainase kanë raportuar se helikopteri përdorej nga grupi famëkeq paramilitar i rusëve Wagner, që njihet ndryshe si ushtria private e Putinit.

 

Të ngjashme