Lajme
Ukrainasit detektojnë sistemin e ri raketor rus Palantin në një zonë malore, alarmojnë njësitë artilerike – e shkatërrojnë me HIMARS
Demokracia
09:26 | 12 Mars 2024

Share:

Forcat ukrainase në Zaporizhzhia kanë arritur që të shkatërrojnë sistemin më të ri raketor rus Palantin.

Ishte Brigada e 3-të e ushtrisë ukrainase në bashkëpunim me SSO, njësi që kryen operacione speciale, që kishin lokalizuar sistemin raketor në një zonë malore.

Në videon e filmuar me dron nga ajri, shihet momenti kur Palantin goditet nga HIMARS-i amerikan që i është dhënë ukrainasve nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të ndihmës ushtarake.

Ky sistem raketor amerikan njihet për precizitetin gjatë operimit, si dhe për fuqinë shpërthyese të raketave që lëshohen nga HIMARS-i.

Të ngjashme