Lajme
Ukrainasi me këmbë të këputura i bashkohet ushtrisë
Demokracia
23:45 | 17 Mars 2022

Share:

Ukrainasi 55-vjeçar, Vasyl Shtefko, ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë për ta luftuar ushtrinë ruse, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

Shtefko i ka të dy këmbët e amputuar, mirëpo pavarësisht kësaj, ka vendosur t’i bashkohet luftës për ta mbrojtur vendin e tij, raportoi profili i forcave ukrainase në Twitter.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë raportuar, po të enjten se më shumë se 230 mijë ukrainas janë kthyer në vendlindje që kur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt.

Shumica prej të kthyerve sipas autoriteteve, janë burra.

Putini nxjerrë listën e detajuar të kërkesave për përfundimin e luftës – Ka dy kategori

Të ngjashme