Lajme
Ukrainasi kujton gruan dhe fëmijët që iu vranë nga forcat ruse teksa po iknin: Më falni, nuk ju shpëtova
Demokracia
21:03 | 09 Mars 2022

Share:

Një baba ukrainas ka kujtuar gruan dhe dy fëmijët e tij, që u vranë nga forcat ruse teksa po largoheshin nga qyteti ukrainas, Irpin.Serhiy Perebyynis ndau imazhe të Tatiana Perebyynis dhe fëmijëve të tyre, Alise dhe Nikita në Facebook, duke shkruar “më falni, nuk ju shpëtova”.

Perebyynis ndau gjithashtu një foto të dy qenve të familjes, njëri prej të cilëve u vra në sulm.


Nuk është konfirmuar, por nëna dhe dy fëmijët raportohet se janë tre personat që u fotografuan të shtrirë të vdekur në anë të rrugës, pasi forcat ruse filluan të bombardojnë qytetin e vogël afër Kievit më 6 mars.

Rruga u raportua të ishte brenda një korridori humanitar ku një armëpushim ishte rënë dakord me Moskën për të lejuar civilët të largoheshin të sigurt nga qyteti.

Image
Tatiana Perebyynis dhe dy fëmijët e saj besohet të jenë tre personat e fotografuar të shtrirë të vdekur në një anë të rrugës në Irpin.

 

Të ngjashme