Lajme
Ukrainasi i vogël që shpëtoi macen e tij nga bombardimet duke e mbuluar me trup
Demokracia
09:53 | 04 Maj 2022

Share:

Emri i tij është Vanya ose Ivan. Deri vonë, djali me flokë të kuq jetonte në Mariupol. Gjatë bombardimit, ai u përpoq të shpëtonte macen e tij duke e mbuluar me trupin e tij.

Ndërkohë babai i tij e ka mbrojtur me trupin e tij djalin dhe macen e tyre. Ata arritën të mbijetonin dhe u larguan nga qyteti. Sot janë të sigurt.

Historia e Vanyas dhe familjes së tij është një nga ato që prezantohen çdo ditë, përmes fotove dhe përshkrimeve të shkurtra, në platformën Ukrainian War Cats , kushtuar maceve të luftës në Ukrainë.

Protagonistët e saj janë macet e vogla, teksa flenë mes sirenave dhe bombardimeve, ndërsa udhëtojnë drejt sigurisë së tyre me familjen, fshihen nëpër strehimore, por edhe teksa “luftojnë” në vijën e parë.

Qëllimi i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e pushtimit të Ukrainës, jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët. /abcnews.al

Të ngjashme