Lajme
Ukraina zbulon numrin e të huajve që iu bashkuan për të luftuar kundër Rusisë
Demokracia
18:57 | 06 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Derisa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një web faqe interneti për aplikime të shtunën, shkruajnë mediat lokale.

Duke folur në një konferencë të dielën, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’iu bashkuar luftimeve.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Më herët sot kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden nga Mbretëria e Bashkuar.

Të ngjashme