Ukraina ka vendosur një numër të madh të armëve Howitzer M-777 në vijat e saj të frontit, pasi SHBA dorëzoi 89 nga 90 prej artilerisë së premtuar.
Howitzer janë pjesë e paketës më të fundit të mbështetjes prej 800 milionë dollarësh të SHBA-së, dërguar Ukrainës.
Ambasada e SHBA në Ukrainë postoi një video në Twitter për të treguar zhvillimin.
Howitzeri është një armë me rreze të gjatë veprimi, që bie midis një topi, i cili lëshon predha në trajektore të sheshta dhe një mortaje, që gjuan në kënde të larta të ngjitjes dhe zbritjes. Howitzer, si pajisjet e tjera të artilerisë, zakonisht organizohen në një grup të quajtur bateri.
Këshilltarët amerikanë dhe aleatë kanë kaluar javët e fundit duke trajnuar qindra gjuajtës ukrainas për të përdorur armët e tyre të reja, shkruan Forbes.
Bateritë e artilerisë ukrainase punojnë ngushtë me operatorët e dronëve për të dalluar objektivat – dhe ndonjëherë edhe i drejtojnë armët e tyre në koordinatat që civilët ukrainas i thërrasin me telefon pasi kapin një paraqitje të shkurtër të forcave ruse aty pranë.
M-777 Howitzers in action. Part of the United States’ most recent $800 million care package for the Ukrainian Armed Forces. All but one of the 90 Howitzers sent by the United States are now in Ukraine, many now deployed on the front lines. @GeneralStaffUA pic.twitter.com/B012LeV8uT
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) May 15, 2022