Lajme
Ukraina u bën thirrje pilotëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen luftës, nëse dinë të drejtojnë aeroplanin F-16
Demokracia
14:18 | 11 Prill 2023

Share:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes po kërkon pilotë ndërkombëtarë që dinë të drejtojnë aeroplanin luftarak F-16 dhe t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Oleksiy Reznikov bëri thirrjen për ndihmë në një konferencë me homologun danez, Jakob Ellemann-Jensen.

“Nëse ka pilotë që dinë të fluturojnë F-16 dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në luftë, Legjioni Ndërkombëtar është gati të hapë derën”, tha ai.

Ukraina ka kërkuar me ngulm muajit e fundit F-16 e prodhuar nga SHBA-ja, por besohet se ende asnjë nuk e ka marrë, raporton skynews.

Për momentin, Uashingtoni ka përjashtuar dërgimin e tyre në Ukrainë, duke pretenduar se do të duheshin të paktën 18 muaj për t’i futur aeroplanët në shfrytëzim shkaku i trajnimit të pilotëve.

Kjo mund të jetë arsyeja pse ministri po kërkon pilotë të trajnuar që t’iu bashkohen vullnetarisht.

Një aeroplan luftarak shumë i manovrueshëm, F-16 është i gjithanshëm dhe mund të arrijë shpejtësi më shumë se 1930 km/h.

Ai mund të lokalizojë objektivat në të gjitha kushtet e motit dhe të zbulojë aeroplanë me fluturim të ulët në rrëmujën e radarëve në tokë.

Në një rol tokë-ajër, F-16 mund të fluturojë në lartësi prej mbi 800 km, të gjuaj me saktësi të lartë, të mbrohet kundër aeroplanëve armik dhe të kthehet në pikën fillestare.

Çdo donacion i një F-16 ka të ngjarë të varet nga mbështetja nga SHBA.

Të ngjashme