Lajme
Ukraina: Të gjithë fëmijët, gratë dhe të moshuarit u evakuuan nga Azovstal
Demokracia
18:58 | 07 Maj 2022

Share:

Irina Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, njoftoi pwrmes telegramit se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit ishin evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i mbrojtësve ukrainas në qytetin e shkatërruar të Mariupol, transmeton Demokracia.com.

“Ka përfunduar pjesë e operacionit humanitar në Mariupol”, ka shkruar ajo.

Në fillim të kësaj jave, vlerësohet se kishte rreth 200 civilë të tjerë në Azovstal. Nuk dihet se sa luftëtarë të tjerë ukrainas janë në Azovstal. /Demokracia.com/

Të ngjashme