Të paktën dy persona kanë vdekur dhe gjashtë janë plagosur pas një sulmi me raketa në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore,
Kështu ka bërë të ditur Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.
Kyrylenko tha se detaje të tjera të sulmit janë duke u sqaruar aktualisht.
Kramatorsk ishte një nga qytetet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më shumë se tre javë më parë./Demokracia.com/