Lajme
Ukraina shfaq pamjet e rusëve të kapur peng
Demokracia
16:16 | 03 Gusht 2023

Share:

Trupat ukrainase publikuan vargun e ushtarëve rusë të kapur peng nëpër zona të luftës.

Blogu ukrainas “Operativno_ZSU” i shfaqi mbi 10 ushtarë që u kapën pranë një zone, deri në pamje shihet momenti kur ata të dorëzuar, po iu lidheshin duart.

“Rimbushja e fondit të shkëmbimit”, ka shkruar blogu, duke bërë me dije se ata do të shkëmbehen me ukrainasit që janë kapur nga Rusia.

Ukraina e Rusia kanë shkëmbyer disa herë ushtarë të kapur peng.

Agresioni rus është shtrirë disa rajone të Ukrainës, derisa vendasit i janë përgjigjur me kundërofensiva. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta tashmë është zhvendosur drejt Moskës, pasi ndodhën disa sulme me dronë në kryeqytetin rus.

Sulmi i Moskës është konsideruar nga Inteligjenca e Britanisë së Madhe si dobësim i Rusisë dhe pamundësi për t’i mbrojtur civilët.

Të ngjashme