Lajme
Ukraina: Rusia ka hedhur dy raketa në një terren stërvitor
Demokracia
07:48 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Rusia ka lëshuar dy raketa në një terren stërvitor ushtarak në Rivne, në perëndim të Ukrainës, ka thënë Vitaliy Koval, udhëheqës i administratës rajonale.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, ai ka thënë se sulmet kanë ndodhur në mëngjesin e 21 marsit, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se disa shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të dielën vonë, sipas ekipit të CNN në terren.

Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko./Demokracia.com/

Të ngjashme