Lajme
Ukraina publikon humbjet totale të Rusisë, përfshirë numrin e madh të forcave të eliminuara ruse në vetëm një ditë
Demokracia
18:14 | 11 Shkurt 2024

Share:

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë eliminuar rreth 395,200 forca pushtuese ruse në Ukrainë që nga 24 shkurti i vitit 2022 deri më 11 shkurt 2024, duke përfshirë 930 pushtues vetëm gjatë ditës së kaluar.

Këtë e tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, sipas Ukrinform,

Siç thuhet më tej, mbrojtësit ukrainas kanë shkatërruar gjithashtu 6,406 tanke armike (+12 ditën e kaluar), 11,956 automjete të blinduara luftarake (+14), 9,475 sisteme artilerie (+16), 981 sisteme raketash të shumëfishta, 666 sisteme të mbrojtjes ajrore, 332 avionë, 325 helikopterë, 7,257 mjete ajrore pa pilot (22) – dhe jo vetëm kaq.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur Ukraina tha se forcat ruse në territoret e pushtuara po përdorin terminalet e shërbimit të internetit satelitor Starlink të Elon Musk, duke publikuar atë që pretendon se është një përgjim i një shkëmbimi midis dy ushtarëve rusë si dëshmi e përdorimit “sistematik” të tij.

Sistemet Starlink ishin jetike për komunikimet në fushëbetejën ukrainase gjatë pushtimit gati dyvjeçar rus, pasi Kievi u përball me një ushtri më të madhe dhe më të pajisur.

Të ngjashme