Lajme
Ukraina prodhon armë me standarde të NATO-s, detajet i jep Zelensky
Demokracia
13:44 | 29 Gusht 2023

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se se vendi i tij e ka shtuar për disa herë prodhimin e armëve, pajisjeve dhe municioneve ushtarake.

Sipas tij, krejt këto janë në pajtim me standardet e NATO-s.

Gjatë një intervistë për televizionin kombëtar ai tha se prodhimi i këtillë sistematik i ndihmon shtetit të vazhdojë luftën ndaj Rusisë.

Pavarësisht shtimit të prodhimit, Zelensky tha vendi i tij ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme militare nga Perëndimi e po ashtu edhe për garancitë e shteteve partnere për sigurinë e Ukrainës, raporton Associated Press.

Në këtë kontekst, ai la të kuptohet se do të donte një mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të atillë sikur ky vend i fuqishëm ia ofron Izraelit. Kjo siç tha, nënkupton, qasje në armët, teknologjitë, trajnimet dhe financat amerikane.

Duke folur për Krimenë, Zelensky tha që pret demilitarizim të kësaj pjese, e pastaj edhe largim të tërësishëm të Rusisë nga kjo pjese e Ukrainës, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Ukraina është në luftë të përnjëmendtë me Rusinë nga shkurti i vitit 2022, kur Kremlini nisi mësymjen e pasuksesshme për ta pushtuar shtetin fqinj.

Të ngjashme