Lajme
Ukraina pritet të bëhet vendi i parë në luftë aktive që do të marrë kredi nga FMN-ja
Demokracia
10:00 | 22 Mars 2023

Share:

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Ukrainën për një paketë financimi katërvjeçare me vlerë prej rreth 15.6 miliardë dollarësh, duke ofruar fonde që i nevojiten vendit derisa lufta me Rusinë po vazhdon.

Marrëveshja, e cila ende duhet të ratifikohet nga bordi i FMN-së, merr në konsideratë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian pas luftës, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Qëllimet kryesore të programit të autoriteteve janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në BE në periudhën e pasluftës”, tha zyrtari i FMN-së Gavin Grey, në një deklaratë që njofton marrëveshjen.

Nëse miratohet, programi i Ukrainës do të ishte kredia më e madhe e FMN-së për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv, derisa e njëjta pritet të aprovohet javët në vijim

Të ngjashme