Lajme
Ukraina po ndërton mur në kufirin me Bjellorusinë
Demokracia
17:39 | 11 Nëntor 2022

Share:

Ukraina po ndërton një mur në kufirin e saj me Bjellorusinë, një aleat kyç i Rusisë nga ku Vladimir Putin filloi një pjesë të pushtimit të tij në shkurt.

Muri i betonit do të përforcohet me tela me gjemba, një hendek dhe një argjinaturë për të forcuar kufirin e tij me Bjellorusinë, raporton Kyiv Independent.

Nënkryetari i zyrës së presidentit Kyrylo Tymoshenko tha se muri tashmë shtrihet në tre kilometra dhe ndërtimi po zhvillohet gjithashtu në rajonet Rivne dhe Zhytomyr të Ukrainës.

Të ngjashme