Lajme
Ukraina: Po diskutojmë me BE-në për “goditjen” e 5-të kundër Rusisë
Demokracia
13:05 | 18 Mars 2022

Share:

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se po diskuton me krydiplomatin e BE-së, Josep Borrell për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Kuleba në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Borrell kanë diskutuar për sanksionet, siç ka shkruar ai të paketës së pestë, përcjell Demokacia.com.

“Ne diskutuam përgatitjen e paketës së 5-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Presioni do të vazhdojë të rritet për aq kohë sa është e nevojshme për të ndaluar barbarizmin rus. Ne diskutuam gjithashtu mbrojtjen dhe ndihmën për ukrainasit që ikën nga bombat ruse në BE”, ka shkruar Kuleba.

Kujtojmë se BE-ja njoftoi raundin e katërt të sanksioneve kundër Rusisë më 9 mars, ku përfshihej shënjestrimi i 160 oligarkëve të tjerë, politikanëve rusë dhe tre bankave bjelloruse./Demokracia.com/

Të ngjashme