Lajme
Ukraina përgënjeshtron Rusinë: Nuk ka asnjë ndryshim në negociata
Demokracia
19:24 | 18 Mars 2022

Share:

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak, me anë të një postimi në Twitter, ka hedhur poshtë pretendimin e palës ruse, se një marrëveshje mes dy vendeve që mund t’i japë fund luftës ishte shumë afër.

Podolyak shpjegoi se një lëvizje e tillë e gënjeshtërt nga Moska, bëhet me qëllim provokimin e tensionit në media dhe se qendrimi i Kievit mbetet i pandryshuar, raporton BBC.

“Kërkojmë tërheqje trupash, garanci sigurie dhe armëpushim”, tha ai.

Negociatori i Moskës Vladimir Medinsky tha më herët se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n.

Rusia thotë se negociatat me Ukrainën po përparojnë

Të ngjashme