Lajme
Ukraina njofton për avancim drejt Luhanskut
Demokracia
14:21 | 05 Tetor 2022

Share:

Ukraina raporton se ka arritur me çlirimin e një pjese të madhe në regjionin e Luhansk, i cili më herët ka qenë krejtësisht nën kontrollin rus.

“Çlirimi i Luhanskut zyrtarisht ka filluar”, shkruan zyrtari regjional ukrainas Serhiy Haidai në Telegram, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por, BBC nuk ka arritur ende të vërtetojë këto deklarime.

Mirëpo, nëse kjo deklaratë e zyrtarit ukrainas konfirmohet, kjo nënkupton progres për Ukrainën, e cila më herët tha se ka kaluar në tre regjione tjera që ilegalisht u aneksuan nga Rusia.

Të ngjashme