Lajme
Ukraina ngre padi kundër Rusisë në Hagë: Kërkojmë vendim urgjent
Demokracia
13:53 | 27 Shkurt 2022

Share:

Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas pushtimit të vendit nga Moska.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se vendi dorëzoi kërkesën e tij në gjykatën më të lartë të OKB-së në Hagë, transmeton Demokracia.com.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, tha Zelensky.

Ai kërkoi që gjykata të urdhërojë menjëherë Rusinë të ndalojë pushtimin e saj dhe se vendi pret që gjyqet të fillojnë së shpejti./Demokracia.com/

Të ngjashme