Lajme
Ukraina në alarm| Zjarret pranë Çernobilit kanë rritur ndotjen radioaktive të ajrit
Demokracia
18:52 | 27 Mars 2022

Share:

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Lyudmila Denisova, deklaroi se zjarri pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit preku më shumë se 10 mijë hektarë pyje.

“Më shumë se 10,000 hektarë pyje digjen në zonën pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit. Janë regjistruar 31 zjarre, duke çuar në një rritje të nivelit të ndotjes radioaktive të ajrit”, tha Denisova.

Ajo i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të dërgojë ekspertë dhe pajisje zjarrfikëse në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të parandalohen pasojat e pariparueshme jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024