Lajme
Ukraina ndal hovin e autokolonës ruse duke e sulmuar dhe shkatërruar një urë
Demokracia
17:45 | 04 Mars 2022

Share:

Sulmet e drejtpërdrejta ndaj një autokolone masive rus jashtë Kievit, së bashku me një urë të shkatërruar në rrugën e autokolonës, kanë bllokuar forcat ruse në veri të qytetit, tha të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Ndërsa Ukraina ruan një “shumicë të konsiderueshme” të fuqisë së saj luftarake ajrore, pasi Rusia mbetet e paaftë të vendosë epërsinë ajrore, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

Autokolona, ​​e shtrirë më shumë  64 kilometra në rrugë, nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava, tha zyrtari i mbrojtjes amerikane.

“Ne me siguri besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone,” tha më tej zyrtari. “Por ne gjithashtu besojmë se ata e kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta.”/Demokracia.com/

Të ngjashme