Lajme
Ukraina merr fondet e para përmes llogarisë së FMN-së
Demokracia
17:12 | 17 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal ka thënë se vendi i tij ka marrë një hua prej një miliardë dollarësh kanadezë (770 milionë dollarë) me kushte koncesionare, fondet e para përmes një “llogarie të administruar” të krijuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën gjithëpërfshirëse për Ukrainën në luftën kundër agresionit”, ka shkruar Shmygal në “Twitter”, duke iu referuar Rusisë.

FMN krijoi llogarinë e administruar në prill për t’u ofruar donatorëve një mënyrë të sigurt për të kanalizuar ndihmën financiare në Ukrainë në formën e granteve dhe huave.

Gjermania gjithashtu është zotuar tashmë të kontribuojë me fonde dhe vende të tjera kanë shprehur interes, tha zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice javën e kaluar.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024