Lajme
Ukraina ka një humbje prej 100 miliardë dollarë për shkak të luftës
Demokracia
19:32 | 11 Mars 2022

Share:

Oleg Ustenko, këshilltari ekonomik i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se për shkak të luftës me Rusinë vendi ka një humbje në vlerën 100 miliardë dollarë.

Në një deklaratë Ustenko theksoi se 50 për qind e bizneseve të Ukrainës nuk punojnë për shkak të luftës.

Ai tha se pjesa tjetër e bizneseve vazhdojnë aktivitetet e tyre me vështirësi. “Humbjet tona arrijnë në vlerën 100 miliardë dollarë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj vendit tonë. Kjo është gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit”, tha Ustenko, shkruan ATSH.

Sipas tij, asetet e Rusisë që janë ngrirë në bankat e huaja, përfshirë rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë duhet t’i jepen Ukrainës për rindërtimin e vendit.

Të ngjashme