Lajme
Ukraina i kërkon Turqisë ta ndalojë një anije ruse që po transporton grurin e vjedhur ukrainas
Demokracia
18:24 | 01 Korrik 2022

Share:

Ukraina ka kërkuar që Turqia të ndalojë një anije mallrash me flamur rus që transportonte grurë ukrainas, raporton Reuters.

Anija Zhibek Zholy ishte e përfshirë në “eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas” nga porti Berdiansk i pushtuar nga Rusia dhe u nis për në Karasu, Turqi, me 7 mijë tonë ngarkesë, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë.

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vjedhjen e grurit nga zonat e pushtuara. Kremlini ka mohuar se Rusia ka vjedhur ndonjë drithë ukrainas.

Të ngjashme