Lajme
Ukraina i kërkon Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa lundrimi “Taurus”
Demokracia
11:54 | 27 Maj 2023

Share:

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin ka thënë se Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa lundrimi Taurus.

Nëse e bën këtë furnizim, Gjermania do të ndiqte hapat e Britanisë së Madhe, e cila u bë vendi i parë që i dha publikisht Kievit raketa lundrimi me rreze të gjatë në fillim të këtij muaji, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar prej muajsh për këto lloj armësh, por mbështetja nga aleatët perëndimorë është fokusuar në armët me rreze më të shkurtër.

Të ngjashme