Lajme
Ukraina humb kontaktin me ushtarët e saj në fabrikën e çelikut në Mariupol
Demokracia
19:17 | 04 Maj 2022

Share:

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka deklaruar të mërkurën se kontakti me ushtarët ukrainas në fabrikën e çelikut, Azovstal, ka humbur, raportoi BBC-ja.

Rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina ditët e fundit, por mendohet se qindra të tjerë, duke përfshirë më shumë se 30 fëmijë, vazhdojnë të jenë brenda.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë BBC-së se “një stuhi ka filluar nga ana e rusëve” në fabrikën e çelikut.

Është raportuar për bombardim të fabrikës gjatë së mërkurës.

Por Kremlini mohoi se Rusia po e sulmon kompleksin industrial.

“Nuk ka stuhi. Ka përshkallëzime kur ukrainasit zënë pozicionet e qitjes”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

 

Të ngjashme