Lajme
Ukraina: Gjeneralit rus i janë dhënë dy detyra, duhet t’i kryejë deri më 10 qershor
Demokracia
15:01 | 05 Qershor 2022

Share:

Forcat ruse po përparojnë në disa zona në veri të qytetit të Slavyansk në Ukrainën lindore pas përfundimit të një rigrupimi të trupave, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në 24 orët e fundit, tetë civilë u vranë dhe 11 u plagosën në rajonin e Donetskut pasi forcat ruse bombarduan 15 zona.

“Njësitë ruse janë fokusuar në operacionet sulmuese për t’i rrethuar trupat tona në Severodonetsk dhe Lisichansk dhe për t’i bllokuar rrugët kryesore të logjistikës”, tha ushtria.

“Gjeneralit rus Alexander Dvornikov iu dha detyra deri më 10 qershor ose ta pushtonte plotësisht Severodonetskun, ose ta bllokojë plotësisht autostradën Lisichansk-Bakhmut dhe ta merrte nën kontroll”, tha Serhiy Khaidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, përcjell  Express. “Pra, një sasi e madhe forcash, gjithçka që ata kishin, të gjitha rezervat – gjithçka u përdor për t’i përmbushur këto dy detyra”, tha ai.

Të ngjashme