Lajme
Ukraina: E vramë një gjeneral të rëndësishëm rus, çfarë disfate për pushtuesit
Demokracia
23:06 | 07 Mars 2022

Share:

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se një gjeneral-major i ushtrisë ruse u vra në Kharkiv, transmeton Demokracia.com.

“Një tjetër humbje në mesin e ekipit të lartë të ushtrisë së vendit pushtues. Gjatë betejave pranë Kharkiv, Vitaly Gerasimov u eliminua – komandanti ushtarak rus, gjeneralmajor, shefi i shtabit dhe zëvendëskomandanti i parë i Ushtrisë së 41-të të Rrethit Qendror Ushtarak të Rusisë. Disa oficerë të lartë të ushtrisë ruse u vranë dhe u plagosën. Vitaly Gerasimov mori pjesë në Luftën e Dytë Çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri. Mori medaljen “për kthimin e Krimesë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes ukrainase. /Demokracia.com/

Të ngjashme