Sport
Ukraina e vendosi flamurin e Kosovës në fanellë, mediet serbe e cilësojnë provokim
Demokracia
11:13 | 11 Maj 2022

Share:

Kombëtarja e Ukrainës në futboll ka prezantuar dje fanellat me të cilat do t’i zhvillojnë ndeshjet e ardhshme.

Në fanellat e reja gjenden flamujt e vendeve që e mbështesin Ukrainën e cila po përballet me agresionin rus , e në mesin e tyre shihet edhe flamuri i  Kosovës.

Ky veprim i ukrainasve si gjithmonë nuk u ka pëlqyer medieve serbe të cilat e kanë cilësuar si një provokim ndaj Serbisë.

“Provokim ndaj Serbisë. Ukraina e vendos flamurin e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës në fanellën e re!?”, shkruan portali serb Novosti Online.

“Ajo që është interesante është se Ukraina nuk e njeh shtetin fals të shpallur në territorin e provincës jugore serbe”, ka shkruar portali nacionalist serb.

Ukraina do të luajë kundër Skocisë në fazën play-off të Kupës së Botës. Dueli është caktuar për 1 qershor në ora 20:45 dhe fituesi do të kualifikohet në Botërorin e Katarit. /Demokracia.com

Të ngjashme