Lajme
Ukraina: Duhet një mision special nga OKB për të eliminuar rrezikun e një Çernobili të dytë
Demokracia
09:35 | 30 Mars 2022

Share:

Gjatë njoftimit për hapjen e tre korridoreve humanitare, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se sipas forcave të armatosura të vendit ekziston rreziku i shpërthimit të municioneve në termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe se forcat ruse duhet të tërhiqen nga zona, sipas The Guardian

“Ne kërkojmë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të marrë menjëherë masa dhe një mision të posaçëm për të eliminuar rrezikun e përsëritjes së një katastrofe bërthamore,” theksoi ajo.

Zëvëndëskryeministrja tha gjithashtu se Ukraina i kishte kërkuar Rusisë në bisedimet e djeshme në Stamboll që të lejojë krijimin e 97 korridoreve humanitare në qytetet dhe fshatrat më të goditura në Ukrainë.

Të ngjashme