Lajme
Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë të burgosurit e luftës
Demokracia
17:16 | 16 Maj 2025

Share:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, sapo ka dhënë një njoftim për gazetarët ukrainas pasi bisedimet me Rusinë kanë përfunduar.

Umerov thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur .

“Kemi diskutuar çështjen e armëpushimit. Dhe çështjen e shkëmbimeve [të të burgosurve]. Rezultati është shkëmbimi i 1,000 personave për 1,000. Ky është rezultati i takimit tonë.”

“Data është caktuar, por nuk po bëhet publike”, thotë ai.

Umerov thotë gjithashtu se është diskutuar një takim i mundshëm midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin dhe se së shpejti do të shpallet një njoftim për një raund të ri të mundshëm bisedimesh.

“U diskutuan gjithashtu të gjitha modalitetet e një armëpushimi”, shton Umerov, shkruan BBC, trasnmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme