Lajme
Ukraina bën bilancin: Mbi 4300 rusë të vrarë që nga nisja e luftës
Demokracia
18:35 | 27 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Qeveria ukrainase ka përditësuar bilancin, sipas saj, të viktimave dhe dëmeve që u ka shkaktuar rusëve, teksa lufta ndodhet në ditën e katërt të saj.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase, janë të paktën 4300 ushtarë rusë të vrarë deri më tani, 27 avionë luftarakë të rrëzuar, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 automjete të blinduara, 49 artileri armike, një sistem antiajror BUK-1, 4 sisteme Grad, 60 automjete çisternë për furnizimin e mjeteve ushtarake me karburant, 2 dronë dhe dy anije luftarake të vogla.

Vetë Ukraina ka deklaruar se humbjet e saj në radhët e ushtrisë janë rreth 200 trupa, por akuzon Rusinë se ka vrarë më shumë se 210 civilë, janë plagosur mbi 1,100, ndërsa paralajmëron se do të çojë çështjen në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet, çerdhet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave ukrainase, përfshirë fëmijët”, akuzon Qeveria ukrainase.

Midis të vrarëve është përfshirë një fëmijë dhe një grua, të cilët ndërruan jetë nga bombardimet e një spitali në Kiev, shkruan BBC. Ndërkohë autoritet ukrainase bëjnë thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”. “Ukraina po i mban shënim të gjitha këto dhe do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë”, vijon deklarata.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024