Lajme
Ukraina avancon në sulmet kundër ushtrisë së Putinit – ia shkatërron dy sisteme kundërajrore dhe ia rrëzon 18 raketa
Demokracia
20:05 | 08 Janar 2024

Share:

Forcat speciale ukrainase thuhet se kanë shkatërruar dy sisteme kundërajrore ruse në rajonin e Belgorodit, dhe kanë rrëzuar 18 raketa nga 51 të lëshuara nga Rusia në drejtim të ukrainasve.

Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës (HUR), ka publikuar pamjet që tregojnë sulmet e sotme.

Gjatë këtij sulmi janë shkatërruar dy sisteme raketash tokë-ajër Pantsir-S1 me vlerë 15 milionë dollarë secila, dhe shumë dronë të tipit Shahed.

Ndryshe, Belgorodi së fundmi ka evakuuar 300 banorë si pasojë e avancimit të sulmeve ukrainase.

Prej fillimit të luftës e deri më tash, ka një numër të madh të viktimave ruse, për të cilat shteti i tyre nuk ka pranuar të deklarohet.

Megjithatë, inteligjenca amerikane ka vlerësuar se rreth 350 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur deri më tash.

Të ngjashme