Lajme
Ukraina: 1.3 milionë njerëz janë larguar nga Donetsk që nga fillimi i luftës
Demokracia
19:58 | 09 Gusht 2022

Share:

Zëvendësshefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kiril Tymoshenko, njoftoi sot se që nga fillimi i luftës me Rusinë, më shumë se 1.3 milionë qytetarë janë larguar nga rajoni i Donetsk.

Në gjashtë ditët e fundit, autoritetet ukrainase evakuuan 3.000 civilë, duke përfshirë pothuajse 600 fëmijë dhe 1.400 gra, si pjesë e një plani të krijuar më parë, raportoi ueb faqja ukrainase prm.ua.

Më herët gjatë ditës, më shumë se 600 civilë u evakuuan nga rajoni i Donetsk.

Të ngjashme