Lajme
Ukë Blakaj zgjidhet kryetar i Degës së Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani për landin Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland
Demokracia
13:06 | 05 Nëntor 2022

Share:

Biznismeni Ukë Blakaj, është zgjedhur kryetar i Degës së Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani për landin Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland.

Blakaj është pronar i fabrikës gjermane të parafabrikimit të shtëpive të drurit, Wolf GmbH me seli Fluda.

Takimi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, është mbajtur dje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Postimi i plotë i Blakajt:

Në takimin e UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË GJERMANI, që u mbajt në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, e formuam Degën e UNIONIT për landin Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland, kryetar i së cilës u zgjodha unë, nënkryetare Shkendije Berisha -Pacolli, kurse nënkryetar i dytë, Irfan Ternava.

Kryetar i UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË GJERMANI, është Nazmi Viqa, kurse drejtor ekzekutiv, Fadil Avdullahu.

Falënderoj për munësinë e organizimit të këtij takimi, konsullin e Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashin, si dhe përfaqësuesit e konsullatës, Fidan Ibrahimin dhe Mentor Tahiraj.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024