Lajme
Uk Lushi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kjo është betejë për mbrojtjen e interesit nacional
Demokracia
12:57 | 11 Qershor 2022

Share:

Ish-ushtari i UÇK, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në SHBA, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët për gati dy vite gjendën në paraburgim në Hagë.

Lushi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se beteja në këtë institucion të drejtësisë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional, përcjell Demokracia.com.

“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme