Bagëtia e invalidit të luftës, Mehmet Hasani në Nivokaz të Gjakovës është bërë objektiv i një ujku mëngjesin e sotëm.
Në Express mbërritën pamje të rënda të një viçi të cilin ujku e la bosh në trup.
Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.
Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.
“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.
Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.
Kujdes! Pamje të rënda!